Shqiponja “vjedh” lepurin nga goja e dhelprës

Shqiponja “vjedh” lepurin nga goja e dhelprës

23 maj 2018 12:45

Një dhelpër ka zhvilluar një betejë të pazakontë me një shqiponjë për një lepur.

Fotografi Kevin Ebi ka shkrepur disa fotografi në të cilat shfaqet momenti kur dhelpra shkon në gjashtë metra lartësi për ta rimarrë lepurin që tashmë e kishte në kthetra shqiponja. Tentimi i dhelprës së re shkoi huq pasi shqiponja ia doli të ikte me prenë e gatshme në kthetra.

“Ditë më parë kapa një vjedhje të veçantë. Pash një shqiponjë teksa vodhi një lepur nga dhelpra. Interesante është që beteja u zhvillua në gjashtë metra lartësi”, ka shkruar ai derisa publikoi fotografitë.

Beteja ka ndodhur në një park kombëtar në Washington.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme