Estonia do të ofrojë transport publik falas për gjithë vendin nga 1 korriku Foto: Ilustrim

Estonia do të ofrojë transport publik falas për gjithë vendin nga 1 korriku

21 maj 2018 22:41

Estonia është e vendosur të ofrojë transport publik falas për banorët e saj në pjesën më të madhe të vendit. Skema e lirë falas do të ofrohet nga data 1 korrik dhe do të vlejë për 24 orë në ditë gjatë tërë javës.

Asnjë vend deri më tani nuk ka arritur të sigurojë transport publik pa pagesë, tërë ditën, çdo ditë, në një zonë kaq të gjerë, raporton Euronews.

Estonia tashmë është lider botëror për transport publik pa pagesë pasi tarifat për autobusë, trena dhe tramvaje u hoqën më 2013, transmeton Koha.net.

Ministri estonez i Ekonomisë dhe Infrastrukturës, Kadri Simson, tha se do të ketë një proces tranzicioni për të zbatuar udhëtimet pa pagesë në mbarë vendin, ndonëse disa zona kanë vendosur të mos jenë pjesë e skemës.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme