“Burdushi” tregon gjithçka për karrierën e tij 33 vjeçare

“Burdushi” tregon gjithçka për karrierën e tij 33 vjeçare

20 maj 2018 17:44

Hysri Peqani, të gjithë e njohin si “Burdushi”. Mjeku popullor i cili tash e shumë vite, është adresa për të kërkuar ndihmë.

Probleme të ndryshme shpirtërore, familjare, njerëz të cilët me vite vuajnë për të pasur fëmijë shpresojnë në ndihmë nga “Burdushi”, bën të ditur emisioni “Jeta” i KTV-së.

Për 33 vjet të kësaj pune, ka njerëz që i besojnë dhe shumë të tjerë që nuk i besojnë atij .

Ai tregon si si këtë lloj “zanati” e trashëgoi nga babi i tij, dhe ishte në moshën 13 vjeçare kur për herë të parë filloi të merrej me këtë punë. Ai ndër të tjerash, tregon se kur ishte fëmijë kishte frikë nga këto punë, mirëpo mandej u mësua.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme