Kush jeton në fshat, tetë herë më i lumtur se ai që jeton në qytet Foto: Ilustrim

Kush jeton në fshat, tetë herë më i lumtur se ai që jeton në qytet

20 maj 2018 15:01

Kanadezët që jetojnë në qytete të mëdha mund të zhgënjehen kur të mësojnë se bashkëkombësit e tyre që jetojnë nëpër qytete të vogla dhe në zona rurale janë më të lumtur.

Kjo sipas hulumtuesve të Universitetit McGill në Montreal dhe Shkollës së Ekonomisë në Vancouver, të cilët hulumtuan nivelin e lumturisë së kanadezëve përgjatë Kanadasë.

Ata e bënë këtë duke mbledhur 400,000 përgjigje nga Qendra Kanadeze e Shëndetit Publik dhe nga Qendra e Përgjithshme Sociale. Ata morën 1,215 komunitete nga mbarë Kanadaja.

Hulumtuesit më pas analizuan përgjigjet e respodentëve mbi kënaqësinë e përgjithshme jetësore, duke i krahasuar ato me të dhënat e “Statistics Canada”, transmeton Koha.net.

Ata kështu shikuan se cilat komunitete ishin më të lumturat dhe cilat më së paku të lumtura.

Zbulimi i tyre kryesor ishte ndërlidhja mes densitetit të popullsisë – përqendrimi i njerëzve në një zonë të caktuar – dhe lumturisë. Kur hulumtuesit radhitën 1,215 komunitetet e anketuara për nga lumturia mesatare, ata gjetën se densiteti mesatar i popullsisë në 20 për qind të komuniteteve më të palumtura ishte tetë herë më i lartë sesa në 20 për qind të komuniteteve më të lumtura.

Rrjedhimisht, studimi sqaroi se një trend ishte shumë i dukshëm: Jeta është shumë më pak e lumtur në zonat urbane”.

Në studim u gjet se njerëzit që jetonin në qytet kishin më shumë stres, edhe pse ishin më mirë ekonomikisht dhe në shtresa më të larta sociale.

Prandaj, nëse e keni mundësinë të zgjidhni, fshati është ideal për juve. Tashmë, e thonë edhe shkencëtarët.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme