Diamanti 300-vjeçar shitet 6.7 milionë dollarë

Diamanti 300-vjeçar shitet 6.7 milionë dollarë

16 maj 2018 11:41

Diamanti legjendar “Blu Farnese” prej 6,16 karatësh u shit dje në një ankand në Gjenevë për 6,7 milionë dollarë.

“Blu Farnese”, që i ishte dhuruar, në vitin 1715, Elisabeta Farneses, mbretëreshës së Spanjës, arriti një vlerë shumë të madhe, pasi fillimisht ishte vlerësuar rreth pesë milionë dollarë.

Ky diamant e ka origjinën nga minierat e Golkondes në Indi, në të njëjtën minierë ku u zbulua diamanti Hope, i blerë nga Luigji XIV dhe ka një histori 300-vjeçare.

Këtë diamand, princesha Elisabeta e kishte marrë dhuratë në Parma me rastin e martesës me Filipin V, nipin e mbretit të ashtuquajtur “Diell”.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme