Furra në Zvicër që pranon pagesat vetëm me Bitcoin

Furra në Zvicër që pranon pagesat vetëm me Bitcoin

16 maj 2018 09:13

Zvicra për shumë kënd mund t’i ketë monedhat më të bukura në botë, mirëpo një furrë e re në Zurich nuk dëshiron që t’i përdorë paratë e gatshme.

Furra e re Buchman është diçka e rrallë në Zvicër: biznes me pakicë që pranon pagesa vetëm me Bitcoin.

“Rrethanat ishin të mira sepse në këtë zonë ka shumë të rinj dhe studentë që kanë pasion teknologjinë”, ka thënë menaxheri i furrës, Daniel Wehrli për portalin zviceran 20 Minuten, përcjell ksp.

Ai ka thënë se puna pa përdorimin e parave ka disa anë pozitive, duke rezultuar në një ambient më të pastër dhe me më pak lodhje për punëtorët.

“Por, ne gjithashtu dëshirojmë që të japim një porosi. Për ne, pagesat pa para janë e ardhmja”, ka vazhduar ai.

Shumica e njerëzve e kanë mirëpritur këtë gjë, mirëpo nuk kanë munguar as reagimet negative.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme