Kuriozitet

Klubi i futbollit nga Izraeli ndërron emrin në nder të Donald Trumpit

Descriptive Text

Presidenti i SHBA-ve, është një figurë e dashur në kryeqytetin e Izraelit.

Pasi Donald Trump njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, një klub i këtij qyteti ka ndryshuar emrin në nder të presidentit amerikan.

Sot do të bëhet përurimi i ambasadës amerikane në Jerusalem dhe klubi do të luajë me emrin Beitar Trump Jerusalem, si mirënjohje për guximin e treguar nga presidenti i Amerikës, transmeton ksp.

Në dhjetor të vitit të shkuar, presidenti Trump doli kundër gjithë aleatëve dhe njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

“Jerusalemi ka 70 vite që pret njohje ndërkombëtare, derisa presidenti Trump, me një lëvizje të guximshme, e njohu si kryeqytetin e përjetshëm të Izraelit”, thuhet në njoftimin e klubit, që nuk sqaron nëse ndryshimi i emrit do të jetë i përhershëm.

“Presidenti Trump shfaqi guxim dhe dashuri të pastër për popullin izraelit dhe kryeqytetin e tyre, dhe shtete të tjera po vazhdojnë ta ndjekin, duke i dhënë Jerusalemit statusin që i takon”.

Beitar ka mbyllur sezonin në vendin e dytë në elitën e futbollit izraelit.