Kuriozitet

Burkina Faso ka vetëm një… shofere taksie!

Descriptive Text

Ajo udhëton në kryeqytetin e Burkina Fasos me “Citroenin” e saj të vogël të gjelbër dhe rozë.

“Biba”, ashtu si e thërrasin të gjithë, është e vetmja shofere taksie në Ugadugu, transmeton ATSH shkrimin e AFP-së.

“Jam me fat, sepse kjo shkon mirë. Që prej kohës që kam filluar jam inkurajuar nga të gjithë”, thekson Bibata Gansgne, 32 vjeçe.

Që prej fillimit të punës, tetë vjet më parë, ajo është bërë një lloj maskote për kolegët meshkuj.

“Ka gra që drejtojnë trajlera, ka gra që drejtojnë kamionë, por taksitë, rrallë shihen sepse kur merr disa persona… Për një grua është pak e vështirë”, thekson një koleg, Aboubakar Ben Sidik.

“Ajo ka pasur kurajo!”, shtoi ai.

Biba nënvizon dashamirësinë e kolegëve meshkuj.

“Ajo është gjithashtu e vlerësuar nga klientët e saj”, thekson Brigitte, pronare e hotelit “Chez Sego”.

“E telefonoj sa herë është e mundur kur ajo është e lirë, sepse shumë shpesh ajo është e zënë. Ajo është shumë serioze, kompetente, një drejtuese shumë e mirë dhe të gjithë klientët e vlerësojnë”, shton ajo.

Ditët e punës janë të gjata për Biba, nënë e një djali gjashtëvjeçar.

“Zgjohem në orën 05:30 të mëngjesit për t’u marrë me të voglin tim dhe për ta çuar në shkollë, më pas nis punën deri në mbrëmje, shpeshherë deri në mbrëmje vonë, për aq kohë sa ka klientë”, thotë Biba.

“Kur jam shumë e zënë, kam familjen time, kam njerëz për të marrë fëmijën tim nga shkolla dhe për ta çuar në shtëpi”, thekson ajo.