Kuriozitet

Vajza misterioze që vjen çdo natë në varreza dhe qan, pastaj zhduket

E pabesueshme ajo që kanë parë e dëgjuar banorët e provincës së Çorumit në Turqi, pasi prej ditësh një thashetheme qarkulloi dhe më pas u pa nga sytë e tyre se një vajzë misterioze vinte dhe qante në varrezat e zonës.

Më 29 prill, dëshmitarët raportuan se kishin parë një vajzë adoleshente duke qarë dhe duke folur me vete në një nga varret e zonës.

Ditën tjetër, shkruan ‘Hyrriet’ ndërsa transmeton “Panorama”, punëtorët e varrezave e gjetën vajzën aty, por ajo u zhduk.

Ata menduan të linin një shënim në varr ku shkruanin se mund ta ndihmonin. Ata gjithashtu njoftuan policinë për imazhin fantazëm.

Vajza thuhet se vazhdoi të vinte në varrin e njëjtë për të qarë për dy ditët e ardhshme, e çdo herë që vinin njerëz, ajo zhduke.

Policia tha se vajza ishte e veshur me të zeza dhe mbante këpucë të kuqe dhe qante në varrin e një gruaje që vdiq në vitin 1982.

Vajza thuhet se dukej rreth 15 vjeç.

Policia po vazhdo hetimet me qëllim që të zbulojë për çfarë bëhet fjalë.