Kuriozitet

Shkencëtari 104 vjeçar udhëton nga Australia në Zvicër për t’i dhënë fund jetës

Të mërkurën, shkencëtari 104 vjeçar David Goodall, i tha lamtumirë shtëpisë së tij në Australi për të fluturuar në anën tjetër të botës, për t’i dhënë fund jetës së tij.

Ekologjisti dhe botanisti i njohur, nuk vuan nga ndonjë sëmundje serioze, për dëshiron që vdekja ta marrë.

Në thelb të vendimit të tij, siç thotë, është pavarësia e kufizuar tashmë. “Më vjen me të vërtetë keq që kam arritur këtë moshë”, tha Goodall në ditëlindjen e tij, muajin e kaluar, në një intervistë për televizionet australiane, duke shtuar se “Nuk jam aspak i kënaqur, dua të vdes. E kjo nuk është trishtuese, trishtues është fakti që kjo pengohet…”.

Vdekja e asistuar është legalizuar nga një shtet australian, vitin e kaluar pas një debati të ndezur, por që të jesh i përzgjedhur duhet që të jesh i sëmurë pa shpëtim. Ndërsa në shtetet e tjera, vdekja e asistuar është e paligjshme”.

Dr Goodall, është nisur drejt një klinike në Zvicër tani për t’i dhënë fund vullnetarisht jetës së tij. Sidoqoftë, ai thotë që i vjen keq që i duhet të largohet nga Australia për ta bërë këtë. Akademiku i lindur në Londër ka jetuar në një apartament të vogël, në Perth, në Australinë perëndimore, deri pak javë më parë. Ai u tërhoq nga puna me orar të plotë në 1979 por mbeti shumë i përfshirë në fushën e tij.

Mes arritjeve, vitet e kaluara, Dr Goodall ka botuar një seri librash me 30 vëllime mbi ekosistemet e botës. Ai u bë një anëtar i urdhrit të Australisë për punën e tij shkencore. Në 2016, në moshën 102 vjeçare ai fitoi betejën për të vijuar punën në kampusin e universitetit të Perthit, ku ishte një bashkëpunëtor kërkimesh nderi, i papaguar. Universiteti kish ngritur shqetësime për sigurinë e tij, përfshirë aftësinë për të udhëtuar. Edhe pse Goodall në fund fitoi, ai u detyrua të punonte në një vend më afër shtëpisë.

Por për më tepër, ai u detyrua të hiqte dorë nga ngjarja e makinës dhe performimi në teatër. “Ky është fillimi i fundit”, thotë Goodall. Zvicra lejon vdekjen e asistuar që prej vitit 1942. Të tjera vende dhe juridiksione kanë miratuar ligje që i lejojnë njerëzit t’i japin fund vullnetarisht jetës, por shumë prej tyre kërkojnë si kusht përzgjedhjeje ekzistencën e një sëmundjeje të pashërueshme.