Kuriozitet

Padit policinë pasi e shpëtuan “me vonesë”

Një burrë që ishte afër të mbyste veten në një pishinë në Virginia të SHBA-së ka vendosur t’i padisë policët që i shpëtuan jetën.

Mateusz Fijalkowski, 24-vjeçar, thotë se policët kishin pritur shumë para se ta shpëtonin atë.

Ai thotë se ata e kishin lënë nën ujë për më shumë se dy minuta dhe e kishin ndalur një shpëtimtar që të kërcente menjëherë në pishinë për ta ndihmuar.

Fijalkowski, që nuk di të notojë, ishte punësuar si asistent menaxheri në këtë pishinë në maj të vitit 2016.

Ai kishte folur pak anglisht në atë kohë dhe kishte shkuar në SHBA nga Polonia përmes programit të punës gjatë verës, sipas avokatit të tij.

Fijalkowki nuk kishte pasur kurrë probleme në të kaluarën, por në ditën e tretë të punës diçka ndryshoi. Sipas raportimeve, ai nisi të fliste në gjuhën polake dhe ishte përplasur me mysafirët. Një shpëtimtar i pishinës kishte thirrur policinë pasi Fijalkowski kishte refuzuar ta linte një vajzë të notonte. Me të arritur tetë policë, ai kishte bërtitur se “unë jam shpëtimtari i pishinës”.

Më pas ai kishte kërcyer në pishinë dhe për herë të tretë kishte hyrë më thellë për të nxjerrë diçka e nuk arriti të dalë vetëm.

Fijalkowski thotë se ka shpenzuar më shumë se 100 mijë dollarë në shërim dhe tani është ankuar se policët e kishin shpëtuar me vonesë.