Japonezet e vetmuara kryejnë krime për të gjetur shoqëri në burg

Japonezet e vetmuara kryejnë krime për të gjetur shoqëri në burg

26 prill 2018 15:01

Japonia ka popullsinë më të vjetër në botë, me 27% të personave mbi 65 vjeç. Në raportet e fundit thuhet gjithashtu se 1 në 5 femra të burgosura në këtë vend është e moshuar.

Ky numër i lartë femrash të moshuara që vuajnë dënimin në burg nuk ka lidhje me një rritje të valës së krimit, por me një arsye shumë të trishtë. Në Japoni është rritur shumë numri i të moshuarve që jetojnë vetëm. Për këtë arsye, gratë bëjnë krime të vogla si vjedhjet nëpër dyqane për të hyrë në burg, aty ku ndihen më mirë, pasi kanë strehë të siguruar dhe shoqëri, transmeton tch.

Yumi Muranaka, drejtoresha e burgut të grave në Ivakuni, tha për “Bloomberg: “Jo vetëm ato që jetojnë vetëm, por kemi edhe të moshuara që kanë familje, por nuk ndihen si në shtëpinë e tyre me të afërmit. Nuk ndihen të kuptuara, ndihen sikur shërbejnë vetëm për të bërë punët e shtëpisë”.

Një e dënuar 80-vjeçare deklaroi se jeta e saj është shumë më e lehtë në burg.

“Në shtëpi kujdesesha për burrin e sëmurë me sklerozë dhe që kishte zënë shtratin pas një ataku në zemër. Isha e lodhur mendërisht dhe fizikisht. Nuk kisha me kë të flisja dhe më kapi depresioni. Në burg jam e lumtur”, shpjegoi e dënuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme