Kuriozitet

Fajkoi “befason” një peshkaqen

Descriptive Text

Një fotograf në Florida ka arritur të fotografojë një fajkua derisa në kthetra kishte një peshkaqen që po gjuante peshq.

Doc Jon, fotograf, fillimisht mendoi se kishte fotografuar një fajkua me një peshk në kthetra, por kur e afroi më shumë fotografinë vërejti se ishte krejt diçka tjetër në kthetrat e grabitqarit.

Për të mos besuar edhe më shumë, Jon e afroi fotografinë dhe vërejti që peshkaqeni kishte në gojë një peshk.

“Këto nuk janë photoshop”, ka shkruar ai në Facebook.

“E pash një fajkua me peshk. Kur e shikova në kompjuter pash se ishte peshkaqen me peshk në gojë”, ka shkruar ai.

{gallery}