Kuriozitet

Qeni kujdeset për vajzën e vogël të zhdukur

Policia në Australi ka shprehur mirënjohje për një qen, i cili ka qëndruar me një vajzë 3 vjeçare e cila kishte kaluar natën në shkurre.

Vajza e vogël kishte humbur dhe për të zhvillohej një kërkim i madh. Mirëpo, ajo nuk mbeti e vetme. Kjo, sepse qeni i familjes i vjetër plot 17 vjeç, e kishte ndjekur atë, , përcjell KosovaPress.

Qeni qëndroi me vajzën për 16 orë të tëra, derisa ajo u gjet nga familja.

Të afërmit kanë bërë të ditur se vajza qëndroi e strehuar me qenin nën shkurre dhe tani vuan vetëm disa lëndime të vogla, shkruan BBC.