Kuriozitet

Shënohet Dita Botërore e Gruas në Teknologji

Descriptive Text

Sot është Dita Ndërkombëtare e Gruas në Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK), e cila shënohet në 140 shtete të botës.

Iniciativa e Gruas në TIK është një përpjekje me karakter global që synon të ndërgjegjësojë dhe inkurajojë gratë dhe vajzat e reja për ndjekjen e studimeve ku në qendër të vëmendjes kanë sektorin e teknologjisë së informacionit.

Bazuar në raportin e publikuar nga STIKK “Gratë në Teknologji”, në Kosovë vetëm 20% e fuqisë punëtore në sektorin e TIK-ut janë gra, ndërsa situatë e ngjashme është edhe në BE ku vetëm 30% e rreth 7 milionë të punësuarve në sektorin e TIK-ut evropian janë gra.