Kuriozitet

Pas 36 vjetësh del nga “zona e shoqërisë”, martohet me shoqen e ngushtë

Jo të gjithë maturantët në shkollën e mesme rastisën të jenë në sallë për ta dëgjuar këngën tradicionale të tyre “Don’t You Forget About Me”. Por disa qëlluan aty. Jose Pantaleo ishte njëri prej tyre.

Ishte viti 1982 kur të gjithë e dinin se Pantaelo kishte simpati për Diana Ellis Jewell. Gjithçka nisi në korridorin e shkollës. Pantaelo ishte me paterica pasi kishte thyer këmbën duke luajtur futboll. U përkul për ta marrë një libër në tokë, por nuk mundi. Ajo e pa, e kapi librin dhe ia dha atij, shkruan New York Times.

“U bëmë shokë të ngushtë”, thotë Jewell për marrëdhënien që nisi atë ditë në korridor. Ama, për Pantaleon ajo rrëshqitje e librit nga duart u shndërrua në diçka më shumë.

“Diana ishte sikur një engjëll që zbriti nga qielli atë ditë”, thotë ai. “Isha i papërgatitur. Kur më tha: ‘A do ndihmë?’, zëri i saj më bëri diçka”, thotë Pantaleo.

Ai atë ditë vendosi që t’ia fitonte zemrën. Lufta për t’ia fituar zemrën zgjati 36 vjet.

Pantaleo, 50-vjeçar, kurrë nuk u martua. Jewell, 52-vjeçare, ishte nënë e shkurorëzuar e vajzës 15-vjeçare, Lacy Mae Jewell. Përvjetori i maturës së gjeneratës së tyre të shkollës “Roseville High” nuk u organizua deri në vitin 2011, kur shokët vendosën t’i bashkonin ata. Pantaleos asnjëherë nuk ishte bindur se ishte e shkruar të ndodhte ashtu.

Romantikët e pashpresë i bënin thirrje Pantaleos që të provonte edhe një herë . Në shkollë të mesme, instikti e shtyu atë që t’i ofronte ndihmë të pashpresit Pantaleo.

Edhe pse i pëlqente djaloshi i urtë, ajo nuk ishte e përgatitur që ta thyente kodin e çdo të riu për të nisur një lidhje me të, transmeton Koha.net.

“Më shkruante shumë letra dhe më pëlqente fort. Por egoja ime, niveli i pjekurisë, nuk ma lejuan këtë gjë”, thotë Jewell.

Ajo ishte shoqe e ngushtë e Pantaleos, me të cilin çdo të diele mbrëma dilte për të vallëzuar nën tingujt e “I’ll Be There” të Jackson Five. Këngë që e donin të dy. Por gjithçka ndryshoi kur ajo diplomoi, pasi ishte dy vjet më e madhe se Pantaleo.

Në vend se të vazhdonte luftën për Jewellin ose të niste një lidhje tjetër me ndonjë vajzë, Pantaleo ia dedikoi veten sportit. Në vitin 1985 ai fitoi bursë për mundje në Universitetin e Michiganit. Ndërsa në vitin 1992 ai u bë kampion dhe ishte sportist zëvendësues në ekipin e SHBA-së për lojëra olimpike.

Në anën tjetër, jeta dashurore e Jewellit po shkëlqente. U fejua në vitin 1998 ndërsa u martua një vit më vonë. Të dy u takuan përsëri në pranverën e vitit 1998.

12 vjet më vonë, Jewell po dështonte në martesë. Në vitin 2011 ajo u takua me shokët e shkollës së mesme. Problemet me martesën vazhduan deri në vitin 2016 kur ajo vendosi të shkurorëzohej. Pantaleo dhe Jewell ishin kundër që të takoheshin derisa zyrtarisht ajo të ishte beqare, transmeton Koha.net.

Pantaleo nuk e puthi deri në janarin e vitit 2017. Kjo gjë ndodhi në dhomën e ditës të shtëpisë së tre në Charlotte. Një këngë i shoqëronte: “I’ll Be There” i grupit legjendar Jackson Five.

“Personaliteti i saj, buzëqeshja, shkëlqimi në sy dhe mënyra se si më thërriste emrin – ishin ende me të. Nuk kishte ndryshuar aspak”, thotë ai. “Përsëri më rrihte zemra. Kisha flutura në barkë kur e shihja atë. Po mendoja ndoshta më në fund kisha një rast me Dianën”. Ditën tjetër ai i dhuroi lule.

Në letrën e martesës Lacy kishte shprehur lumturinë e saj. “Nuk mund të kërkoja person më të mirë në jetën time”, kishte shkruar ajo.

Pak muaj më vonë ajo postoi një fotografi në Instagram dhe shkroi: 36 vjet më vonë, ende është e mundur që të gjithë të dilni nga zona e shoqërisë”.