Rrëzohet nga provimi i vozitjes pasi karburanti i doli “në të kuqen”

Rrëzohet nga provimi i vozitjes pasi karburanti i doli “në të kuqen”

21 prill 2018 10:50

Një adoleshent ka rënë nga provimi i vozitjes pasi në gjysmë të testit i ishte shfaqur drita sinjalizuese se vetura kishte mbetur pa karburant.

Nxënësi i shkollës së mesme u rrëzua “aty për aty” dhe i duhet të pres edhe dy javë të tjera për të hyrë përsëri.

Michael O’Brien deri në momentin e dritës sinjalizuese nuk kishte bërë asnjë shkelje të rregullave, por u rrëzua nga provimi kur sinjalizimi u shfaq në veturën e prindërve të tij Honda Odyssey 2004, transmeton Koha.net.

Babai i Michaelit, Jesse O’Brien ka thënë se vetura ishte kontrolluar para se të fillonte provimi, por nuk e kishte vërejtur se veturës i kishte mbetur pak karburant.

“Doja të shija dokumentin e rrëzimit të djalit sepse më dukej qesharake arsyeja”, ka thënë ai për NZherald.

Ekzaminuesi për leje në Zelandën e Re ishte detyruar të sqarohej përse ishte faji i djalit se vetura nuk kishte karburant.

Familja ka bërë një ankesë formale në Agjencinë e Transportit, e cila ka gjetur se zyrtari i testimit kishte bërë gabim dhe se nuk është dashur të ndalej testimi.

O’Brien e voziti veturën gjatë tërë ditës me atë karburant dhe testi mund të kishte përfunduar me sukses edhe me dritën sinjalizuese për karburantin.

Adoleshentit i janë kthyer paratë e testit, por nuk i është lejuar përsëritja e tij para kohës prej dy javësh.

Image

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme