Fansi i flaktë thyen apartamentin e Swiftit bën një dush dhe fle në krevatin e saj

Fansi i flaktë thyen apartamentin e Swiftit bën një dush dhe fle në krevatin e saj

21 prill 2018 09:13

Pronat e këngëtares Taylor Swift edhe një herë kanë qenë cak i një fansi të flaktë të saj.

Sipas TMZ-së, një fans i quajtur Roger Alvarado ka hyrë në apartamentin e Swiftit në New York.

Ai ka hyrë nga ballkoni duke thyer xhamin me dorë. TMZ raporton se ai ka vazhduar në banjë ku ka bërë një dush dhe më pas ka bërë një sy gjumë në krevatin e saj, transmeton Koha.net.

Alvarado është arrestuar nga policia pasi ishin njoftuar nga një dëshmitar se një person po tentonte të hynte në apartamentin e saj. Ai është akuzuar për përcjellje dhe vjedhje.

Daily News ka raportuar se Alvarado edhe më parë ishte arrestuar duke tentuar të hynte në pronën e këngëtares së njohur amerikane.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme