Kuriozitet

Pas 20 vjetësh, ia heqin shkrepësen nga stomaku

Mjekët e spitalit kinez në provincën Sichuan janë detyruar të kryejnë dy operacione për të nxjerrë shkrepësen nga stomaku i një njeriu të panjohur.

Burri u kishte thënë mjekëve se ka gëlltitur rastësisht shkrepësen para 20 vjetësh, por që nuk ka shkuar menjëherë te mjeku, por ka ardhur vetëm tani për shkak të dhimbjeve të padurueshme, transmeton KP.

Doktorët kanë provuar tashmë një herë që të nxjerrin shkrepësen, por nuk ia kanë dalë.

Mjekët fillimisht dështuan të heqin shkrepësen, kështu që u detyruan të kryejnë edhe operacionin e dytë, i cili zgjati vetëm dhjetë minuta.