Kuriozitet

Zëvendësministrja në qeverinë Haradinaj shkruan në CV se di të kërkojë në internet

Aftësitë kompjuterike siç janë operimi në sistemet operative Windows e iOS janë bërë të zakonshme në CV-në e atyre që kërkojnë dhe gjejnë punë, por një zëvendësministre e qeverisë së Ramush Haradinajt ka edhe një tjetër aftësi kompjuterike: se si të kërkojë në internet, në Wikipedia dhe se si ta përdorë emailin.

Rejhan Vuniqi, zëvendësministre e Punëve të Jashtme nga partia e Behgjet Pacollit, në CV-në e saj që është e publikuar në faqen zyrtare të MPJ-së, përveç përvojë së punës dhe arsimimit, ka shkruar se di të punojë në Windows me programet e Microsoft Office, transmeton Koha.net.

Krejt në fund të CV-së ajo ka shkruar: “Internet: Wiki, E-Mail, Search, etc”.

PËRVOJA E PUNËS

2017 – vazhdon Zëvendës Ministre e Punëve të Jashtme – Qeveria e Republikës së Kosovës
2015 - 2017 Udhëheqëse e Departamentit të Financave – Mabetex Holding sh.a
2011 - 2014 Këshilltare e Lartë Politike, Shefe e Kabinetit, Kabineti i Zv.Kryeministrit të Parë
2011 – 2011 Menaxhere e zyrës, Presidenti i Republikës së Kosovës
2007 – 2011 Asistente Ekzekutive e Presidentit të AKR-së
2003 – 2007 Auditore e brendshme, Kompania e Sigurimeve, Siguria
2001 – 2003 Zyrtare e departamentit të dëmeve, Kompania e Sigurimeve, Kosova e Re
2000 – 2001 Profesoreshë e Gjuhës Angleze

EDUKIMI DHE TRAJNIMET

1992 – 1995 Bachelor
Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, Kosovë
Drejtimi: Gjuhë dhe Letërsi Angleze
2006 – 2010 Bachelor
Universiteti Iliria, Prishtinë, Kosovë
Drejtimi: Banka dhe Financa
2011 - 2014 Master


Universiteti Stafordshire, Londër, Britani
Drejtimi: Administrim Biznesi
2009 – 2010 Shkolla për Integrim Evropian, Prishtinë

2006 – 2006 Trajnim
Qendra e Trajnimeve e Bankës së Kosovës, Prishtinë, Kosovë
Drejtimi: Auditim IT

Aftësitë komunikuese :Komunikim të shkëlqyer në të folur dhe në të shkruar, e aftë për të përballuar dhe menaxhuar dinamiken e komunikimit në grup dhe komunikimit institucional.

Aftësitë profesionale :Aftësi të shkëlqyera organizative. Përvojë shumëvjeçare në veprimtarinë politike, institucionale dhe menaxhuese. Eksperiencë të gjatë në vendosjen dhe kultivimin e raporteve diplomatike dhe nderinstitucionale në mes të Kosovës dhe vendeve të tjera.

Aftësi kompjuterike :Sistemet Operative: Windows.

Programet: MS – Word, Excel, PowerPoint, Access, Outlook etc.

Internet: Wiki, E-Mail, Search, etc.

 

Image