Kuriozitet

Digat pengojnë migrimin e peshqve, të mënjanohet të panevojshmet

Bruksel - 19 prill - Dita Botërore e Migrimit të Peshqve - e cila mbahet më 21 prill – është ditë për të festuar udhëtimin e jashtëzakonshëm të peshqve, të cilët migrojnë për t’u çiftëzuar. Por shumë nga ta kurrë nuk arrijnë destinacionin e tyre final për shkak të dhjetëra mijëra digave të mëdha dhe të vogla, të cilat kanë shkatërruar lumenjtë e Evropës dhe bllokojnë rrugët e migrimit të peshqve. Dhe nëse kjo nuk do të ishte e mjaftueshme, ka plane për ndërtimin e mijëra digave të tjera.

Sergiy Moroz, zyrtar i lartë i Politikave për Ujë dhe Biodiversitet në Zyrën Evropiane të Mjedisit (EEB) tha: "Fragmentimi i lumenjve me diga, barriera dhe me infrastruktura të tjera është një ndër arsyet kryesore për humbjet e mëdha të peshqve dhe specieve të tjera të ujërave të ëmbla në Evropë. Heqja e digave të vjetra ose që janë jashtë përdorimit do të ndihmojë në rivendosjen e rrjedhës së lumit, duke sjellë shpresë për peshqit migratorë, si salmoni, ngjala etj. Kjo është gjithashtu një mënyrë efektive që Shtetet Anëtare të përmbushin obligimet e tyre ligjore nga Direktiva Kornize e BE-së për Ujërat".

Pavarësisht efektit shkatërrues që kanë në lumenjtë tanë, parashihen të ndërtohen mijëra hidrocentrale në të gjithë Evropën. Veçanërisht Evropa Lindore dhe Ballkani, ku janë disa prej lumenjve më të pacenuar dhe me rrjedhe ende të lirë janë në rrezik.

Si dhe ka edhe plane për të ringjallur projekte që në mënyrë të përsëritur janë shpallur të vdekur. Për shembull, lumi Acheloos në Greqi ka qenë vendi i një beteje që daton qe nga vitet 1980 kundër një projekti të transferimit të ujit, ku do të përfshinte ndërtimin e katër digave. Skema shkatërruese është bllokuar përmes gjashtë vendimeve gjyqësore, së fundi falë Direktivës së Ujërave [2], por qeveria greke ende shpreson të përfundojë ndërtimin e digës së ndërtuar pjesërisht Sykia - pika kyçe për përfundimin e projektit.

"Digave ju ka kaluar koha në Evropë - tani duhet të përqendrohemi që të ringjallim lumenjtë tanë", tha Andreas Baumüller, Shef i Burimeve Natyrore në Zyrën e Politikave Evropiane të WWF-së, "Është thelbësore që qeveritë e BE-së të angazhohen plotësisht në obligimet e tyre ligjore sipas Direktivës Kornizë të Ujërave. Është koha që ata të formohen, të fillojnë të marrin me seriozitet heqjen e digave dhe të ndalojnë në mënyrë të qëndrueshme çdo projekt dëmtues që është në proces."

Procesi i heqjes se digave ngadalë ka filluar në Evropë dhe synimet ambicioze, afatet kohor dhe qasja vizionare në menaxhimin e ujërave të Direktivës Kornizë të Ujërave kanë qenë të rëndësishme. 4.500 pengesa të madhësive të ndryshme deri më tani janë hequr në Evropë [3], dhe vetëm vitin e kaluar qeveria franceze ka paralajmëruar heqjen e digës më të madhe në Evropë deri më sot [4]. Prishja e një sërë pengesash në Spanjë, Finlandë dhe Holandë janë po ashtu ne proces.

"Këto largime te digave janë një hap drejt kthimit të lumenjve të Evropës në jetë, por ka ende rrugë të gjatë për të ecur", tha Mark Owen nga Aleanca Evropiane e Peshkatarëve "Digat kanë pasoja të tmerrshme në peshqit migratorë dhe gjithashtu degradojnë biodiversitetin e lumenjve. Ne kemi nevojë për më pak pengesa dhe më shumë rrjedha të lumenjve, përndryshe BE-ja kurrë nuk do të jetë në gjendje të ndalë humbjen e biodiversitetit deri në vitin 2020, siç kërkohet nga strategjia e vet e biodiversitetit [5]. "

{gallery}