Kuriozitet

Qeni shqyen pronarin për vdekje derisa BBC incizonte një dokumentar

Një burrë është sulmuar dhe shqyer deri në vdekje nga qeni i tij, derisa ishte duke u intervistuar nga ekipi xhirues i BBC, transmeton koha.net.

41 vjeçari është dërguar në spital por nuk ka qenë i mundur shpëtimi i tij pasi kishte pësuar humbje të madhe të gjakut dhe kishte dëmtuar kanalet e frymëmarrjes nga kafshimet e qenit.

Qeni i racës Staffordshire Bull Terrier, sipas policisë, besohet se ka sulmuar pronarin e tij në një rrugë jashtë shtëpisë së tij në Wood Green të Londrës.

Qentë e racës Staffordshire Bull Terrier nuk janë në listën e qenve me rrezikshmëri të lartë, e që ndalohet mbajtja e tyre, transmeton koha.net.

Qentë që është e ndaluar për ti mbajtur në Britaninë e Madhe janë Pit Bull Terrier, Tosa Japonez, Dogo Argentino dhe Fila Braziliero.

Nga BBC është thënë: Ne jemi në dijeni për incidentin por ne nuk mund të bëjmë ndonjë koment për këtë pasi është një hetim në zhvillim.