Nënë e bijë… i dalloni dot?

Nënë e bijë… i dalloni dot?

18 prill 2018 09:33

Një aktore që sfidon vitet që ka në kurriz ka mahnitur rrjetet sociale pasi njerëzit mendojnë se ajo dhe e bija duken si motra.

Yan Ni, nga Kina dhe vajza e saj Zou Yuanqing si rrallë herë kanë dalë së bashku në Pekin këtë javë. Ylli i filmave mund të mashtrojë njerëzit duke i thënë se është në të 20-at, por në të vërtetë nuk është.

Edhe pse shumë nuk e besojnë, ajo është 47 vjeçe, ndërsa e bija 20 vjeçe. Kur ishin në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Pekin, njerëzit e kishin të vështirë të bënin dallimin.

Ato kishin shkuar për të promovuar filmin ku janë të dyja pjesëmarrëse “Unë jam nëna jote”.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme