Pelikani rikthehet në ‘mbretërinë’ e tij shqiptare

Pelikani rikthehet në ‘mbretërinë’ e tij shqiptare

16 prill 2018 14:55

Ishte një periudhë kur pelikani thuajse po e braktiste Shqipërinë.

Laguna e Divjakës ishte dëmtuar kaq shumë nga dora njerëzore, sa ky shpend i bukur ishte rrezikuar.

Por sipas AFP, pelikani dalmacian po kthehet në Shqipëri.

“Mbreti është rikthyer,” thotë i gëzuar për AFP, Fatos Jolla, një peshkatar 67-vjeçar.

Zogu me një shtrirje krahësh deri në tre metra është rikthyer falë masave mbrojtëse.

Megjithatë, ekziston frika se këto masa mbrojtëse do jenë të përkohshme dhe zona do kthehet të jetë e rrezikuar.

Sipas ekspertëve, në këtë lagunë ka pasur 250 çifte pelikanësh në vitin 1960.

Rreth viteve 2000, aty ishin vetëm 17 çifte.

Për momentin tani aty ka të paktën 57 çifte pelikanësh.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme