“Dhëndurët e rrëmbyer” të Indisë

“Dhëndurët e rrëmbyer” të Indisë

15 prill 2018 08:32

Indiani Sonu Kumar po e shijonte pushimin nga puna si nëpunës në Ushtrinë Indiane, kur gjërat morën një kthesë të papritur për të.

Rrugës drejt stacionit hekurudhor në shtetin indian Bihar, ku do ta blinte biletën kthyese për në punë, ai u rrëmbye prej katër personave të maskuar dhe u fut në një veturë, e cila lëvizi me shpejtësi.

Rioshi indian u shokua dhe u trondit nga kjo gjë. Por më i befasuar mbeti nga ajo çfarë e priste, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”. Për dallim prej rrëmbyesve që kërkojnë para në shkëmbim të lirisë, rrëmbyesit e tij e bënë një kërkesë të pazakontë: Të martohej me një vajzë, e cila po e priste me durim, në një vend të përgatitur për dasmë në fshatin Saharsa.

Sonu nuk kishte shumë zgjidhje. Ai u martua me vajzën, ashtu si u kërkua prej tij.

“Posa që përfundoi ceremonia e martesës, familjes së vajzës iu dha garanci se nuk kisha ku të ikja më”, tregon ai.

Qindra indianë kanë pasur një fat të tillë në Bihar, duke u detyruar të martohen, me pistoletë drejtuar në kokat e tyre. Gjatë vitit të kaluar, më shumë se 3.400 të rinj indianë janë rrëmbyer dhe janë detyruar të martohen, në një praktikë të njohur në indi si “Pakadwa Vivah”, sipas të dhënave zyrtare.

“’Pakadwa Vivah’ po mbizotëron në Bihar. Rreth 3.405 të rinj janë rrëmbyer në këtë shtet. Në shumicën e rasteve, martesa është zyrtarizuar derisa dhëndëri e ka pasur pistoletën të drejtuar nga koka, duke u kërcënuar me jetë dhe me familje”, ka bërë të ditur një zyrtar policor për mediat indiane... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme