Kuriozitet

Për të protestuar për kasollen që po ia rrënonte Policia, babai hedh vajzën 6 muajshe

Një 38-vjeçar nga Afrika Jugore, është akuzuar për vrasje në tentativë, pasi ka hedhur vajzën e tij gjashtë muajshe nga një lartësi. Këtë, ai e ka bërë si protestë kundër policisë afrikane të cilët kishin filluar shkatërrimin e kasolleve të cilat janë ndërtuar paligjshëm në një zonë në Kwadwesi.

Gjashtëmbëdhjetë policë ishin rreshtuar në tokë dhe po negocionin me burrin që ta lë foshnjën të qetë, por ai e kishte kapur vajzën në kyçin e këmbës dhe kërcënonte se nëse ata rrënojnë kasollet ai do ta gjuaj vajzën e tij në tokë, transmeton Koha.net.

Protestuesit tjerë dëgjoheshin duke brohoritur “hidhe në tokë, gjuaje, gjuaje”.

Foshnja, fatmirësisht ka shpëtuar. Kur babai i saj e kishte gjuajtur në tokë, turma e policisë ka vrapuar dhe e ka shpëtuar atë para se të përplasej në tokë, dhe siç raporton dailymail, nuk ka pësuar asnjë lëndim.

Burri është arrestuar dhe është akuzuar për vrasje në tentativë ndaj vajzës së tij.

Kjo dramë ndodhi pasi 90 kasollet të ndërtuara ilegalisht, u urdhëruan të shkatërroheshin.

Rreth 150 protestues ishin mbledhur për të protestuar, me ç’rast kishin shkaktuar edhe trazira, duke mbyllur rrugë të shumta e duke djegur goma.

{gallery}