Kuriozitet

Këngëtarja shtatzënë vritet në dasmë, nuk kërceu për një të ftuar

Descriptive Text

Samira Sindhu, 28 vjeçare, këngëtare nga Pakistani, e cila ishte edhe shtatzënë në muajin e tetë, është qëlluar për vdekje me armë zjarri në një dasmë.

Siç raporton BBC, një burrë ka gjuajtur drejt saj pasi ajo nuk kërcente pranë tij derisa këndonte, ndërkaq ai, thotë se ishte një aksident derisa po gjuante me armë në ajër, transmeton Koha.net.

Ngjarja ka ndodhur në një fshat që quhet Kanga.

Burri i tashmë të ndjerës Sindhu, Ashiq Sammoo, i ka thënë policisë se ky burrë i kishte drejtuar armën gruas së tij dhe e kërcënonte se do të gjuante nëse ajo s’kërcente për të.

Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe tani po heton rastin.