Kuriozitet

Shuan zjarrin në anije me një lëvizje që e pa në “YouTube”

Jason Dobinson po pushonte gjatë fundjavës në Boondooma Dam të Queenslandit në momentin kur pa një anije të përfshirë nga flakët.

Pasi fikja e zakonshme e zjarrit kishte dështuar, Dobinson mori motorin e tij të ujit dhe iu afrua anijes. Me një rrotullim të shpejt të motorit ai barti ujin në anije, duke e fikur zjarrin në të.

Dobinson tha se ideja për përdorimin e motorit si mjet për shuarjen e zjarrit i erdhi pasi e pa një video të tillë në internet, transmeton Koha.net.

“Më kujtohet kur pash një video në YouTube dhe më dha idenë që të hyja në ujë për ta fikur zjarrin”, ka thënë ai për Yahoo7 News.