Kuriozitet

Mbi 1 milion egjiptianë “votojnë” për Mohamed Salahun president

Ylli egjiptian i Liverpoolit, Mohamed Salah gëzon një popullaritet të jashtëzakonshëm në vendin e tij, e kjo është parë edhe në zgjedhjet presidenciale të mbajtura ditë më parë.

Mbi 1 milion votues të pakënaqur kanë shkruar emrin e tij në fletëvotimet e pavlefshme, raporton Al-Ahram, transmeton Koha.net.

Abdel-Fattah al-Sisi ka fituar zgjedhjet presidenciale për herë të dytë në Egjipt me 92 për qind të votave kundrejt Moussa Mustafa Moussa që mori vetëm 3 për qind, ndërsa 5 për qind e fletëvotimeve ishin të pavlefshme, me shumicën prej tyre që kishin të shkruar emrin e Mohamed Salah i cili ka arritur ta kualifikojë Egjiptin në Botëror.