Kuriozitet

Gjendet varri masiv i piratëve famëkeq

Arkeologët kanë zbuluar një varr masiv në të cilin besohet se janë trupat e ekipit të piratit famëkeq Samuel “Sami i Zi” Bellamy, 300 vjet pasi ishin fundosur me anijen e tyre.

Këta arkeologë janë duke u munduar t’i bëjnë bashkë copat e tregimit për piratët që udhëtuan me kapitenin e tyre, transmeton Koha.net.

“Sami i Zi” konsiderohet njëri prej piratëve më të suksesshëm i të gjitha kohërave. Gjatë karrierës së tij të shkurtër ai plaçkiti 53 anije dhe kapi plaçkë me vlerë 130 milionë dollarë të sotme.

Anija e tij “Whydah Gally” kur u kap nga ai në vitin 1717 kishte katër tonë e gjysmë ari dhe argjendtë - në të njëjtin vit kur u fundos në Cape Cod

Nga 146 burra në bord, shpëtuan vetëm dy prej tyre. Në mesin e të zhdukurve në det ishte edhe Bellamy.

Trupat e pajetë që dolën në breg pas fundosjes së anijes, ishin varrosur në një vend nga banorët e këtij gjiri në Massachusetts. Në mesin e trupave të varrosur besohet se është edhe Bellamy.

Image
Image