Kuriozitet

Zbulohet pajisja që prodhon ujë të pijshëm nga ajri më i thatë i shkretëtirës

Descriptive Text

Shkencëtarët kanë zhvilluar pajisjen, e cila do të shpëtojë jetë duke prodhuar ujë të pijshëm nga ajri i shkretëtirës, madje në vendet më të thata të botës.

Zbulimi është bërë nga Instituti i Teknologjisë të Massachusettsit në SHBA.

Pajisja lejon përdoruesit të transformojnë lagështinë e ajrit në ujë.

Raporti i ri i studiuesve, i publikuar në Nature Communications, shpjegon se kjo mund të jetë e dobishme në gjithë botën, pasi që ajri në shkretëtira përmban lagështi.

Hulumtimi i ri mund të ndihmojë njerëzit të mbijetojnë në kushte më të vështira klimatike në Tokë, thotë ekipi i MIT, transmeton ksp.

Produkti i ri është testuar në Tempe, Arizona dhe testimi ka konfirmuar se ai potencialisht mund të ndihmojë njerëzit të qëndrojnë të hidruar në shkretëtira.

Pajisja punon vetëm me rreze dielli dhe kërkuesit thonë se ajo eventualisht mund të sigurojë mbi një të katërtën e një litri ujë çdo ditë.

Studiuesit shpresojnë të kenë një sistem që do të prodhojë litra të mjaftueshme të ujit çdo ditë për amvisëri.

Gjatë testimit të pajisjes nuk është detektuar asnjë bakter në ujin e krijuar nga lagështira e ajrit në shkretëtirë.