Shefi e detyron punëtorin të shtie në të me kallashnikov, por ka një arsye

Shefi e detyron punëtorin të shtie në të me kallashnikov, por ka një arsye

17 mars 2018 14:54

Kur vjen puna për të pasur besim në produktin e vet, shumë pak njerëz të biznesit mund të maten me Vyacheslav Nalyvaiko, kreu i kompanisë së pajisjeve ushtarake, Ukrainian Armor.

Ai ka treguar aftësitë e jelekut antiplumb të kompanisë së tij duke qëndruar vetë para plumbave të kallashnikovit e duke qeshur pa i lëvizur syri, transmeton koha.net.

Nalyvaiko i cili duket rreth të 50-tave, qëndroi në një fushë me dëborë dhe la një punëtor të tij ta gjuante atë me kallashnikov një karikator të plotë në largësi prej rreth 10 metrash.

Kompania tani dy vjeçare, ka shkruar në ueb faqen e tyre për ta reklamuar jelekun antiplumb: “Misioni ynë është krijimi i pajisjeve kualitative, të qëndrueshme e të sigurta për çdo konsumatorë”.

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme