Kuriozitet

Hapet hoteli i së ardhmes në Budapest

Pak ditë më parë u hap në Budapest, hoteli i së ardhmes. KViHotel, me katër yje, ka 40 dhoma dhe ndodhet në rrugën Nyár utca në zonën Erzsébetváros

Të prenotosh një dhomë, të bësh check-in, të hapësh dhomën e hotelit, të kontrollosh kondicionerin duke zgjedhur temperaturën që do, të kërkosh pastrim shtesë dhe të “varësh tabelën klasike ‘mos më shqetësoni’” – gjithçka është e mundur duke përdorur smartphone-n.

Qëndrimi në hotelin 2.0 Kvi Hotel, me katër yje në Budapest, është një përvojë unike në Europë. Për momentin është një mënyrë eksperimentale, e cila me siguri do të përhapet kudo. Duke shkarkuar aplikacionin TMRW hotels, i disponueshëm për sistemin operativ iOS dhe Android, ju mund të përdorni thuajse të gjitha shërbimet tradicionale në një hotel nëpërmjet telefonit. Përfshirë edhe check out, duke paguar online qëndrimin.

Natyrisht KVi Hotel është i lidhur me Wifi falas dhe nuk mungojnë shërbimet e asistencës, videot dhe testet, për të ndihmuar këdo. Shërbimi i klientit është i disponueshëm 24 orë nëpërmjet rrjeteve sociale, Facebook, Messenger, Whatsapp, Skype, iMessage.

Edhe fasada e hotelit, me grafite, është teknologjike. Duke e drejtuar fotokamerën e telefonit drejt murit dhe duke përdorur aplikacionin LARA AR, grafitet marrin jetë. Qëndrimi në këtë hotel është një përvojë virtual dhe reale.

{gallery}