Kuriozitet

Gjysma e bimëve rrezikojnë të zhduken për shkak të ngrohjes globale

Gjysma e bimëve dhe jeta e kafshëve do të zhduket nëse ndryshimet klimatike do të çonin në një ngritje prej 4.5 gradë Celsius në temperaturat globale.

Zonat e pasura si malet e Amazonës do të përballeshin me humbjen e gjysmës së bimëve të tyre dhe specieve të kafshëve nëse ngritja e nivelit të gazrave sterrë vazhdon të rritet, paralajmërojnë ekspertët.

Breshkat, elefantët, tigrat, leopardët, pandat dhe arinjtë polarë do të ishin në mesin e kafshëve më të goditura, transmeton KP.

Studimi është publikuar në revistën Climatic Change, para Orës së Tokës, një ngjarje globale e organizuar nga WWF, e cila mbahet më 24 mars.