Shije dhe art në një gotë kafe

Shije dhe art në një gotë kafe

13 mars 2018 14:57

Kosova njihet si një ndër vendet ku përgatitet makiato më e mira.

Jemi mësuar që çdo ditë të pimë kafe, mirëpo jo çdo ditë shohim të bëhet art në kafe, edhe nëse kemi parë, kryesisht vijnë nga storiet ndërkombëtare, megjithatë këtë herë vjen një barist artist nga Prishtina, Jetmir Maliqi, i cili do të prezantojë artin e tij përmes kafesë.

Kafja është një nga pijet më të konsumuara, e Kosova njihet po ashtu si ndër vendet që atë e përgatisin mjaft mirë.

Për të shijuar mirë, kafja duhet të jetë e pjekur në temperaturë adekuate, po ashtu shijen finale ia jep baristi, i cili e përgatitë atë.

Por, krahas shijes, për të pasur edhe dukje të bukur, përtej baristit duhet të jesh edhe artist, e i tillë është Jetmir Maliqi.

Krahas shijes së mrekullueshme që ai i jep përgjatë përgatitjes, Jetmiri bën art në kafe.

Si në çdo profesion tjetër, për t’u graduar më lart duhet të kesh një certifikim adekuat. E, falë aftësive të tij si barist, Jetmiri është certifikuar nga Alessandro Hausbrandt që është pasardhës i të ashtuquajturit “Babai i espressos” Ernest Hausbrandt.

Certifikim ky që i mundëson atij të marrë pjesë në gara botërore, ku pjesëmarrës janë baristat nga gjitha shtetet.

Pasioni dhe dashuria për profesion tejkalon çdo kufizim dhe si rrjedhojë punën e shndërron në art, siç po bën çdo ditë Jetmiri, prandaj, ndiqeni storien për të parë punën e tij në vijim, e pse jo edhe për të shijuar kafenë më ndryshe nga sa e keni shijuar deri më tani.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme