Kuriozitet

Qeni pret 4 muaj në derën e spitalit, i zoti kish ndërruar jetë

Hachiko është gjallë dhe ai jeton në Sao Paolo të Brazilit! Një qen refuzoi që të largohet nga dera e një spitali në këtë qytet prej katër muajsh dhe arsyeja është prekëse.

Qeni priste të zotin e tij, një i pastrehë që ndërroi jetë katër muaj më parë si pasojë e një sulmi me thika.

Banorët lokalë thonë se i pastrehu dhe qeni ndanin bashkë të njëjtën shtëpi; rrugën. Ata ishin të pandashëm në çdo hap prej disa vitesh.

Fotot e qenit besnik u bënë virale pas publikimit nga një avokate.

“Qeni rri tek dera e spitalit prej katër muajsh. Kur kalojnë njerëz u shmanget me delikatesë pak centimetra dhe rikthehet sërish në pritje të të zotit që ka ndërruar jetë”, thotë avokatja.

Pak ditë pas postimit të avokates, qeni u dorëzua dhe u adoptua nga një tjetër familje.

Kjo nuk është historia e parë që provon besnikërinë e një qeni. Rasti më i famshëm është ai i Hachikos, qeni që priti thuajse 10 vite të zotin e tij në stacionin e trenit ku u panë për herë të fundit, transmeton tch. I zoti kishte ndërruar jetë papritur. Për të nderuar besnikërinë e Hachikos, në stacionin Shibuya të Tokios është ngritur një statujë e tij, ndërsa historia është përjetësuar në kinema nga Richard Gere në filmin “Hachi; A dog’s tale”.

{gallery}