Rusët të ndarë nëse Lenini duhet varrosur përfundimisht

Rusët të ndarë nëse Lenini duhet varrosur përfundimisht

11 mars 2018 17:38

Kur në vitin 1924 Lenin vdiq nga sulmi i tretë në tru në moshën 54-vjeçare, qytetarët me orë të tëra pritën në kolonat e gjata me kilometra të tëra, edhe pse ishte dimër, për t’i dhënë nderimin e fundit.

Pas vdekjes së tij, Lenin është balsamosur dhe kufoma e tij ruhet në mauzoleun në Sheshin e Kuq në Moskë.

Revolucionari ishte i gjatë 165 centimetra, i veshur me rroba të reja dhe është i mbrojtur nga të gjitha anët me mburojë të qëndrueshme ndaj plumbave dhe, për shkak të ndriçimit artificial, trupi i tij është plotësisht i ndriçuar. Rojat kërkojnë nga vizitorët që të mos ndalojnë gjatë kalimit të rrugës në formë të shkronjës U.

Ndalohet biseda, fotografimi, telefonat. Vendpushimi i fundit i njeriut që nisi revolucionin në Rusi sot është një pikë turistike dhe nën mbrojtjen e UNESCO-s. Por, mauzoleu i Leninit ndoshta nuk është vendpushimi i tij i fundit. Ndoshta është i parafundit.

Një anketë e bërë në Rusi tregon se 58 për qind e rusëve konsiderojnë se Lenini duhet të varroset përfundimisht; shumica mendojnë diku në rrethinën e Kremlinit, një pjesë tjetër kërkon që të plotësohet dëshira e tij dhe të varroset pranë varrit të nënës së tij në Volkovo te Shën Petersburg.

Në prag të revolucionit të tetorit, Kisha ortodokse ruse ka bërë thirrje për largimin e kufomës së Leninit nga Sheshi i Kuq në emër të “pajtimit të popullit rus me Zotin”. Madje, ka kërkuar edhe largimin e të gjitha përmendoreve të tij.

Për varrimin e Leninit është pajtuar edhe Vladimir Putin, presidenti aktual ruse, por ai ka hequr dorë nga kjo ide për shkak të kundërshtimit të fuqishëm të komunistëve.

Mirëmbajtja e trupit të balsamosur të Leninit i kushton Moskës zyrtare 200 mijë dollarë në vit.

Steven Lee Mayers, ish-korrespodent i New York Times nga Moska, tregon një fakt rreth qasjes së presidenti rus ka ndaj Leninit.

“Gjatë shënimit të festave të mëdha, për shembull për paradën e Ditës së Fitores në maj, mauzoleu i Leninit mbulohet me skele”, thotë ai.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme