Kuriozitet

Gjeneva me ofertë të veçantë për shoferët rreth 70 vjeç

Qyteti i Gjenevës, Zvicër, është duke zbatuar një ofertë të veçantë për t’i frymëzuar qytetarët e moshuar që të heqin dorë nga vozitja.

100 personat e parë të moshës rreth 70 vjeçare që heqin dorë nga patentë shoferi, do të marrin kartelën e transportit publik me gjysmë çmimi.

Ndërsa tre personat e parë që heqin dorë do të përfitojnë transportin publik krejtësisht falas. Plani është hartuar nga udhëheqësit e kantonit të Gjenevës, në mënyrë që të moshuarit të marrin “vendimin e vështirë” për të hequr dorë nga patentë shoferi.

Gjeneva është njëri nga qytetet më të dendura në botë. Një raport i fundit ka treguar se shoferët shpenzojnë mesatarisht 52 orë duke pritur në trafik çdo vit, apo 16 për qind të kohës së përgjithshme të vozitjes.