Kuriozitet

Alergji të çuditshme - njerëzit që nuk guxojnë të lahen dhe as të qajnë

Një alergji shumë e rrallë është e aftë për vetëm 15 sekonda pas kontaktit të lëkurës me ujë të shkaktojë dhimbje të rënda dhe skuqje në të gjithë trupin.

Kjo sëmundje krijon probleme jetësore shumë serioze, siç është rasti me foshnjën 18-muajshe Ivy Engerman, për të cilën prindërit mendonin se ishte alergjike ndaj sapunit ose shamponit.

Kur u dërgua për vizitë te mjeku, u vërtetua se fajtori kryesor për gjendjen e tij ishte uji i thjeshtë. Vajza u diagnostikua me urtikaria ujore, një formë më e komplikuar e alergjisë së ujit, shkruan Kosovapress.

Këtë lloj sëmundje e kanë vetëm 50 persona, sipas të dhënave zyrtare, shkruan Newshub.

Njerëzit që vuajnë nga kjo gjendje duhet të mbajnë higjienën vetëm përmes leckave antibakteriale. Megjithatë, ata nganjëherë detyrohen të lahen me të vërtetë, gjë që është një përvojë shumë e dhimbshme.

Problemet provokohen nga djersa dhe lotët, pasi secila prej tyre shkakton zbehje dhe zbokth. Pacientët gjithashtu duhet të jenë shumë të kujdesshëm dhe gjithmonë të qëndrojnë larg shiut.

Ndihma mund të jetë bari antihistaminik, i përdorur në trajtimin e shumë sëmundjeve alergjike, por në pacientët shumë të rinj, siç është Ivy 18-muajsh, ekziston problemi që ajo mund të bëhet imune ndaj tyre.

Pasi që urtikaria ujore është e rrallë, ekziston shumë pak informacion në lidhje me atë se si ndikon në të ardhmen të pacientëve të rinj.

Nevojat e duhura për lëng, personat e prekur duhet t’i përmbushin duke pirë lëngje ose birrë.

Prindërit e Ivy janë duke u përpjekur për të mbledhur 25,000 dollarë për të paguar ilaçin për vajzën e tyre, si dhe të financojnë kërkimet për të cilat besojnë se një ditë do të ndihmojnë në kurimin e vajzës së tyre.