Venecia e mahnitshme e mbuluar me dëborë

Venecia e mahnitshme e mbuluar me dëborë

03 mars 2018 17:37

I ftohti mund të ketë shkaktuar dëme të mëdha në Evropë, megjithatë bora e rënë ka sjellë një pamje të re nëpër qendrat më të mëdha evropiane.

Venecia, një nga qytetet më atraktive për t’u vizituar në Evropë, ka marrë një pamje të mahnitshme nga bora që ka mbuluar qytetin, transmeton Koha.net.

Fotografi Sebastian Fagarazzi nga iniciativa “Venezia Autentica” sjell imazhe nga qendrat kryesore të Venecias të mbuluara me borë.

“Venezia Autentica” është një iniciativë që inkurajon turizmin dhe synon të ndalë eksodin e banorëve të Venecias duke punuar me vizitorët për të shpenzuar paratë e tyre me përgjegjësi.

Së bashku me partnerin e tij Valeria Duflot, Fagarazzi, nga Venecia, krijoi iniciativën pasi dyqani një dyqan i familjes së tij detyrimisht u mbyll.

“Duke jetuar në Venecia që kur kam lindur, kam pasur mundësi që të shoh vetëm disa herë herë qytetin e mbuluar nga bora. Ishte shumë bukur vitin e kaluar, por ajo zgjati vetëm një orë. Diçka që asnjëherë nuk do ta harroj ishte ngrirja e kanaleve dhe lagunave rreth dhjetë vjet më parë. Nuk kishte borë, por kanalet e ngrira është diçka që kurrë s’do ta harroj. Bora që kishte rënë disa herë në vitet e kaluara nuk kishte zgjatur, megjithatë kjo tash është e mrekullueshme”, është shprehur Fagarazzi për Independent.

Atmosferën e bukur të Venecias nën vellon e borës mund ta shikoni në fotot më poshtë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme