Qeni hero ndalon të dyshuarin në transmetim “live”

Qeni hero ndalon të dyshuarin në transmetim “live”

28 shkurt 2018 17:34

Pushkash ishte heroi i ditës në Kaliforni, pasi ndaloi një të dyshuar në transmetim të drejtpërdrejtë, pas një ndjekjeje me makina në rrugët e Los Anxhelesit.

I dyshuari i rezistoi mjaft policisë dhe nuk pranoi të dorëzohej, por iu lut për ndihmë agjentëve për të shpëtuar nga dhëmbët e qenit të policisë. Gjithçka nisi pasi policia ndaloi për shkelje në trafik personin në fjalë, i cili u mësua se kërkohej edhe për agresion ndaj një oficeri. Për të mos rënë në duart e policisë, i dyshuari tentoi t’ia mbathte dhe pasoi një ndjekje me shpejtësi të lartë në rrugët e qytetit të Los Anxhelesit, transmeton tch.

Gjatë ndjekjes, i dyshuari Antonio Padilla grabiti edhe një makinë dhe u përball dhunshëm me pronaren e makinës dhe vëllain e saj, por arratia e tij nuk e pati të gjatë. Gabimi i të dyshuarit ishte braktisja e makinës dhe tentativa për t’ia mbathur në këmbë, diçka që pastori holandez Pushkash nuk e lejoi.

Ndërhyja e qenit ishte kaq e dhunshme, saqë kafsha u lëndua edhe vetë në nofull, por tani po shërohet mjaft mirë.



 

Komentet

Shto koment

Të ngjashme