Zbulohet majmuni më i vogël në botë

Zbulohet majmuni më i vogël në botë

28 shkurt 2018 09:13

Shkencëtarët kanë zbuluar se majmuni më i vogël në botë Pygmy marmoset mund të karakterizohet në dy specie.

Krijesa me peshë prej vetëm 100 gramë ishte zbuluar për herë të parë nga natyralisti gjerman Johann Spix, i cili e kishte quajtur Cebuella pygmaea.

Tash studiuesit kanë zbuluar se majmunët mund të ndahen në dy specie: njëri që jeton në veriperëndim të Amerikës Jugore dhe tjetri në lumin Amazon.

Zbulimi ka implikime të mëdha për mbrojtjen e përpjekjeve, por shkencëtarët thonë se pygmy marmoset jeton diku në zonat tepër të ruajtura të Amazonës.

Kërkimi për këto dy specie ishte drejtuar nga Universiteti Salford në Angli dhe është publikuar në revistën Molecular Phylogenetics and Evolution.

Majmunët pygmy marmoset kanë madhësi sa një domate dhe ata ushqehen me insekte.

Spix zbuloi ata në vitin 1823, por shkencëtarët vetëm tani kanë zbuluar se bëhet fjalë për dy specie, të cilat me siguri janë ndarë para dy ose tre milionë vjetësh.

Studiuesit deri te zbulimi erdhën përmes teknikave gjenomike dhe filogjenetike për të vërtetuar ekzistimin e dy specieve të ndara.

Kërkimi i tyre kishte të bëjë kryesisht te pygmy marmoset që jetojnë në Amazonën e Brazilit, por raporti thotë se eksperimente tjera mund të çojnë deri te zbulimi i llojeve tjera të këtyre majmunëve të vegjël në pyje.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme