Feston 112 vjetorin, gruaja e moshuar tregon sekretin e jetëgjatësisë

Feston 112 vjetorin, gruaja e moshuar tregon sekretin e jetëgjatësisë

27 shkurt 2018 13:36

Gruaja më e vjetër në Australi ia ka atribuar jetën e saj të gjatë ushtrimeve fizike dhe konsumimit të ushqimeve ngadalë.

Peg Vivian, nga Perth, festoi ditëlindjen e saj 112-të të hënën me familjen e saj, përfshirë edhe vajzën 82 vjeçare, transmeton KJ.

“Ajo ka ende të njëjtën zgjuarsi,”-tha mbesa e saj, Lynn Bowler për The West Australian.

Vivian është martuar me bashkëshortin e saj Jack dhe sollën në jetë 1 vajzë e 1 djalë.

Ndërsa tani ajo ka 5 nipër e mbesa dhe 7 stërnipër.

Vajza e saj, Peggy, ka jetuar me të për 12 vitet e fundit për të ndihmuar.

112-vjeçarja, e cila nuk ka pirë kurrë duhan dhe alkool, ia ka atribuar jetëgjatësinë jetës aktive që ka bërë. Vivian ka bërë joga deri në moshën 98 vjeçare dhe ushtrime në ujë deri në moshën 108 vjeçare.

“Unë mendoj se gjithmonë kam provuar të bëj gjënë e duhur përsa kohë që dieta ime e ka treguar,”-tha ajo. “Jam mirënjohëse që jam akoma këtu”.

Image

Komentet

Shto koment

Të ngjashme