Kuriozitet

Insektet kundërmuese pengojnë eksportin e makinave japoneze në Zelandën e Re

Descriptive Text

Anijet me të cilat transportohen 10.000 automobila nga Japonia në Zelandë të Re, nuk mund të vendosen në portin e këtij vendi, pasi janë të kontaminuara me insekte me erë të keqe.

Autoritetet në Zelandën e Re nuk lejuan tri anije transportuese që të ndalen në brigjet e tyre, për shkak të rrezikut nga insektet, të cilat mund të barten në ishull, raporton CNN.

Insektet me erë të keqe shumohen shpejt dhe shkatërrojnë të lashtat, ndërsa janë rezistuese ndaj shumicës së pesticideve. Ky lloj dëmtuesi, i cili në Zelandën e Re nuk është specie vendore, mund të dëmtojë seriozisht ekosistemin e këtij vendi, transmeton KP.

Me qëllim të parandalimit të invadimit të insekteve të huaja, autoritetet në Zelandën e Re kanë miratuar ligjin e ri me të cilin eksportuesve që sjellin vetura në Japoni duhet të shikojnë në detaje automjetet nëse janë të pastruara nga insektet, para se t’i vendosin në anije.