Policia ruse inskenon vrasjen e familjes për të kapur djalin mashtrues

Policia ruse inskenon vrasjen e familjes për të kapur djalin mashtrues

22 shkurt 2018 15:36

Një 22-vjeçar është mashtruar nga policia kinse ai ka punësuar një vrasës për të vrarë prindërit e pasur me qëllim që t’ua merrte pasurinë.

Policia ruse mësoi për planin e djalit që synonte vrasjen e babait, nënës dhe motrës së vogël për të trashëguar pasurinë e tyre.

Një polic ka luajtur rolin e vrasësit në Sochi. Djali kishte punësuar “vrasësin” dhe e kishte udhëzuar për mënyrën e vrasjes së prindërve dhe motrës së tij.

Ai madje i kishte treguar mënyrën e shmangies së kamerave dhe qenve të shtëpisë.

Djali kishte paguar policin e maskuar për t’ia vrarë të afërmit dhe në kontratë ishte shkruar se duhej të shihte fotografitë e vrasjes.

Prindërit pasi mësuan për planin e djalit, bashkëpunuan me policinë dhe luajtën rolin e të vrarëve.

“Vrasësi” kishte aranzhuar një takim në një veturë Mercedes, në të cilin edhe u realizua arrestimi i djalit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme