ESA nis kërkimin për shenja jete në Mars

ESA nis kërkimin për shenja jete në Mars

22 shkurt 2018 13:51

Sonda kozmike evropiane është vendosur në afërsi të Marsit, për t’u përgatitur për analizën e atmosferës së tij në kërkim për shenja jete.

Agjencia e hapësirës së Evropës (ESA) njoftoi se sonda "Trace Gas Orbiter" suksesshëm ka kryer manovrën e njohur si aerostopim, hyrjen në pjesën e epërme të atmosferës së planetit të kuq, në mënyrë që të ndalet sonda, transmeton KosovaPress.

Sonda në prill do të fillojë kërkimet për gazrat, siç janë metani, i cili mund të krijohet përmes aktivitetit biologjik dhe gjeologjik. Po ashtu do të kërkojë për akull në Mars, i cili mund të ndihmojë gjatë aterrimeve të ardhme në planet.

ESA ka planifikuar dërgimin e roverit të saj në Mars, në vitin 2022.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme