Kuriozitet

Prodhohet birra me shije të gazit lotsjellës

Prodhuesi amerikan i birrës Dogfish Head është i njohur për atë se përdor shpesh përbërës shumë interesant në bërjen e birrës.

Kësaj radhe birraria u bashkua me kompaninë “Mace Security International”, e cila merret me siguri, dhe krijuan birrën “In Your Mace”, e cila ka shijen e gazit lotsjellës, transmeton KosovaPress.

“Kjo birrë patjetër do t'ju mpijë gojën. Ndoshta asnjëri prej jush nuk do të kishte menduar se gazi lotsjellës mund të ketë shije të mirë të birrës,” thonë në birrari.

Birra e pazakontë u bë me sprej biberi, i cili është një përbërës i gazit lotsjellës, si një nga përbërësit kryesorë. Ai gjithashtu përmban substancën oleoresin capsicum, përbërës aktiv i sprejit të biberit.

Në shitje do të dalin vetëm 200 shishe birrë-gaz lotsjellës prej 750 mililitrash.