Në Tokio do ndërtohet rrokaqielli më i lartë në botë

Në Tokio do ndërtohet rrokaqielli më i lartë në botë

19 shkurt 2018 13:30

Ajo do të jetë rrokaqielli më i lartë në botë e ndërtuar tërësisht nga druri dhe do të jetë në Tokio.

Disa arkitektë japonezë kanë zbuluar projektin e tyre të jashtëzakonshëm: një kullë 350 metra e lartë, e cila do të ketë dyqane, shtëpi, zyra dhe një hotel.

Në qendër të kryeqytetit japonez, puna do të përfundojë në vitin 2041, transmeton Shqip. Një projekt prej 4.73 miliardë eurosh që synon ta bëjë Tokion një qytet më të përshtatshëm ekonomikisht dhe, siç thonë arkitektët që kanë studiuar “rrokaqiellin e gjelbër”, do ta “transformojë qytetin në një pyll”.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme