"Tyrbe" për një mace në Pakistan

"Tyrbe" për një mace në Pakistan

16 shkurt 2018 15:18

Ankara, 16 shkurt – Në Pakistan është ndërtuar një “tyrbe” simbolike për macen e komandantit Pir Gaji Shah, i cili ka jetuar në shekullin e 17-të.

Sipas një artikulli të gazetës "Express Tribune", siç transmeton AA, në zonën rurale të qytetit Dadu, në provincën Sind në jug të shtetit, u ndërtua një tyrbe për macen e Pir Gaji Shahut.

Sipas këtij artikulli çdo ditë dhjetëra persona shkojnë që të luten në tyrben e maces, të cilën Pir Gaji Shahu e donte shumë.

Rojtari i tyrbes Gaji Shah, Manzur Husejin Koso, thotë se Shah, i cili nga popullata e rajonit shihet si lider fetar, në të njëjtën kohë ka qenë edhe komandant i provincës Sind për mbrojtjen kundër “okupuesve”.

“Ne e duam Gaji Shah-un dhe çdo gjë që është e afërt me të. Por, disa persona përkundër paralajmërimeve tona po përkulen përpara varrit të maces për shkak të paditurisë dhe pavetëdijes”, thotë Koso.

Ndërsa shkrimtari hulumtues Aziz Kingrani thotë se Gaji Shah është një komandant i cili nga sundimtari i kohës ishte vendosur në detyrën e mbrojtjes së kufirit mes provincave Sind dhe Baloçistan, por që ai nuk është një njeri i shenjtë.

“Gaji Shah kishte shërbime të rëndësishme për mbrojtjen e rajonit. Shah, ka humbur jetën në luftën me okupuesit. Prandaj, popullata e rajonit filloi që ta respektojë këtë komandant të rëndësishëm”.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme