Valltaret veri-koreane shtangen nga sozia e liderit të tyre, Kim Jong Un

Valltaret veri-koreane shtangen nga sozia e liderit të tyre, Kim Jong Un

14 shkurt 2018 14:42

Një grup i valltarëve veri-koreane janë shtangur nga paraqitja e befasishme e liderit të tyre, Kim Jong Un, në ndeshjen e hokejit në kuadër të Lojërave Olimpike Dimërore.

Disa prej tyre janë gëzuar tepër derisa sozia e liderit të tyre, i njohur me emrin Howard, u buzëqeshte dhe përshëndeste valltaret e Koresë së Veriut, transmeton Koha.net.

“Po luajnë mirë. Realizuan një gol. Si president nuk kërkoj asgjë më shumë”, ka thënë sozia e liderit Kim Jong Un.

“Unë vetë i kam stërvitur, natyrisht se janë më të mirët në botë”, ka thënë ai për lojtarët që po luanin kundër përfaqësueses së Japonisë.

Lideri i rrejshëm Kim Jong Un, shkaktoi reagime të shumta të premten gjatë hapjes së ceremonisë, kur u shfaq përkrah sozisë së presidentit amerikan, Donald Trump.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme